Zogaj: Berishës i është ofruar zgjidhja e tretë
Preç Zogaj theksoi gjatë protestës së djeshme të opozitës se Kryeministrit Berisha i është ofruar zgjidhja e tretë e krizës dhe kjo nga ndërkombëtarët. Sipas Zogajt, për Berishën mund të jetë edhe shansi i fundit. Mund të na e kishte kursyer Sali Berisha këtë ngjarje të pazgjidhshme që po ndodh në Shqipëri. Berisha po humb për herë të tretë shansin e zgjidhjes dhe ky është shansi që po i jep OSBE-ja. Kam frikë se është edhe shansi i fundit për ti dhënë zgjidhje, nuk ka asnjë arsye pse të ndahemi për kutitë, - deklaroi Zogaj. Ndërsa kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, u tha protestuesve se po bëjnë veprën më të madhe që nga pavarësia e Shqipërisë. Sipas Ngjelës, intelektualët e vërtetë janë ata që dalin e protestojnë dhe jo ata që shkojnë në një linjë me Berishën. Të tërë intelektualët që i dalin në mbrojtje Berishës, janë njerëz të paaftë, të shteruar që jetojnë me vjedhje dhe mashtrime. Ju jeni elita e vërtetë, ju që jeni sot në shesh, - theksoi Ngjela.