E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora e parë në kryeqytet

Pas shirave që mbizotëruan për ditë të tëra,  paraditen e së martës dimri u shfaq në dimensionin e tij të vërtetë edhe në Tiranë. Pak përpara mesditës kryeqyteti shqiptar si rrallë ndonjëherë u u prek nga flokët e dëborës. Kjo ishte edhe hera e parë për këtë stinë dimri që në Tiranë nis të bjerë dëborë, ndërkohë që zonat verilindore të vendit tashmë janë zbardhur krejtësisht.

Për minuta të tëra  dëbora zbukuroi atmosferën e këtyre prag festave në Tiranën që këto ditë dhjetori ka qënë disi e zymtë.
Flokët e parë të borës u shfrytëzuan nga shumë qytetarë e sidomos të rinj të cilët dolën në rrugë duke bërë foto.

Rreshjet e dëborës mbeten gjithmonë një dukuri atmosferike e rrallë në kryeqytetin shqiptar i cili gjatë stinës së dimrit karakterizohet me tepër nga rreshjet e shiut dhe niveli i lartë i lagështirës.

Ndërkohë që temperaturat gjatë paradites variuan në 6 grad celcius, flokët e dëborës ishin të përkohshem dhe nuk arritën të zbardhin qytetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›