Berisha: Gara e dijes, gara me fisnike

Arritjet dhe cilësitë në mësimdhenie gjatë këtij viti kanë qënë të mëdha, kjo krahasuar me pesë vite më parë. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Sali Berisha i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e studentëve më të mirë të maturës shtetërore. Duke bërë një bilanc në fushën e edukimit dhe dijes, kryeministri u ndal dhe në kontributin e mësuesve per te dhëne më të mirën, e së fundi më nje produkt cilësor.
“Ne lamë mbrapa një vit me të cilën kemi arritur dy maja historike për arsimin në Shqipëri. Në këtë vit ja dolëm që në 91% të të gjithë nxënësve që mbaruan klasat e nënta të hynin në shkollat e mesme dhe kjo përbënte një arritje të vendit. Në këtë vit, renditemi ndër kombet me shkallën më të lartë të internetit në Europë se nga vendet më të zhvilluara. Në këtë vit, krahasuar me 5 vite më parë, kemi një sistem parauniversitar dhe universitar me konsolidim të vertetë”.
Përpara studentëve, kryeministri theksoi se gara e dijes është gara më fisnike, ndaj vecoi se do të behet çdo përpjekje për të konsoliduar cilësinë në mësimdhënie, me qëllimin e vetëm që arsimi të ece përpara.