Rama ankohet te Presidenti për prokurorinë
22/12/2010 Kreu i shtetit priti në Presidencë kryetarin e PS-së dhe deputetin Braçe
Topi garantoi respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve nga organet e drejtësisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje në mesditë me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputetin socialist të qarkut të Beratit Erion Braçe. Dy përfaqësuesit e partisë më të madhe në opozitë, Rama dhe Braçe, e informuan Presidentin e Republikës rreth shqetësimeve të tyre në fushën e drejtësisë. Zyra e shtypit pranë Presidentit, që njofton këtë takim, nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm se rreth cilën çështje opozitarët kanë shprehur shqetësimin e tyre deri te kreu i shtetit. Po kjo zyrë njofton se kryetari i shtetit dhe njëkohësisht kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi i dëgjoi me vëmendje dy aktorët politikë të së majtës, i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimi më i fundit dhënë nga institucioni i prokurorisë në disfavor të pretendimeve të opozitës ka qenë ajo lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Shkodër. Prokuroria e rrethit të Shkodrës disa ditë më parë mbylli debatin e hapur nga një prej aleatëve të rinj të Partisë Socialiste, PDK-së, për manipulimet gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Prokuroria, pasi ka hetuar çështjen që përfshiu dy KZAZ të Shkodrës, ato me numër 40 dhe 42, pasi sekuestroi dhe hapi kutitë e votimit të katër qendrave të votimit, thekson se nuk ekzistojnë elemente të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultatit të zgjedhjeve e për këtë arsye ajo vendosi që të paktën për Shkodrën debati mund të quhet i mbyllur.