Strategjia e socialisteve per zgjedhjet dhe detyrat per deputetet
22/12/2010 Zgjedhjet lokale, lidershipi socialist manual orientues për strukturat vendore
Fushatë e decentralizuar, përgjegjës deputetët dhe drejtuesit lokalë
Oli Xhilaga
Strukturat e Partisë Socialiste në nivel vendor do të kenë peshën kryesore në garën elektorale të vitit që vjen. Në këtë mënyrë, lidershipi socialist ka vendosur që në këtë fushatë elektorale, ndryshe nga ajo për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, të zhvillojë një proces përgatitor të decentralizuar, duke deleguar si përgjegjësitë për humbjen, ashtu dhe meritat në rast fitoreje. Kupola rozë ka përgatitur një manual për të gjitha strukturat socialiste në bazë, me qëllim që gjatë periudhës dhjetor-janar të përfundojë faza parapërgatitore e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Në një kopje që arriti të sigurojë gazeta vihet re mënyra se si janë piketuar dhe formuluar orientimet për bazën. “Viti 2011 është vit zgjedhor. Suksesi elektoral ka të domosdoshme që krahas aksionit politik për strukturat e PS-së në të gjitha nivelet prioritet të jetë edhe ngritja e makinës elektorale, organizimi efikas i saj, përcaktimi i detyrave konkrete me afate e persona përgjegjës me moton: një socialist, një detyrë, një rezultat konkret”, - thuhet në hyrje të këtij manuali. Gjithashtu në këtë dokument, vënë në dispozicion strukturave të partisë në çdo rreth, përcaktohen qartë edhe strukturat e organizimit elektoral, duke përcaktuar njëkohësisht dhe piramidën në strukturimin, funksionet dhe detyrat konkrete për të gjitha nivelet.
Strukturat
Kështu, sipas këtij manuali, ZAZ-ja do të jetë baza e organizimit dhe veprimit elektoral. Drejtuesi politik i këtij organizimi elektoral do të jetë deputeti ose funksionari politik i caktuar pranë saj. Brenda çdo ZAZ-je të gjitha strukturat kanë përgjegjësinë dhe detyrat konkrete elektorale. Shtabi elektoral i ZAZ-së drejton, organizon dhe kontrollon gjithë veprimtarinë e strukturave elektorale të partisë të njësive të qeverisjes vendore në ZAZ-në përkatëse. Për çdo detyrë janë vënë afatet kohore se kur duhet të përfundojë kjo fazë parapërgatitore, e cila shënon si datë të fundit pikërisht ditën e fundit të muajit janar 2011.
Detyrat
Një nga prioritet e shtabit të ZAZ-së është “ngritja, organizimi dhe drejtimi i strukturave elektorale në bazë ZAZ-je si dhe për çdo bashki e komunë, dhe kjo deri në dhjetor 2010. Ngritja e njësisë teknike të informacionit që do të realizojë: a) verifikimin elektronik të listave të zgjedhësve të ZAZ-së përkatëse; b)përpunimin e të dhënave të sistemit të patronazhit (sistemin e patronazhit, verifikimin e listave të zgjedhësve, identifikimin e votuesve potencial etj)”. Ndërkohë në këtë dokument orientues, si një prioritet i veçantë, nënvizohet dhe “krijimi i dosjes elektorale të zonës (libri i fakteve për kundërshtarët politik, arritjet dhe problematikat e qeverisjes socialiste vendore, problematikat për komunitetet përkatëse etj)”.
Koordinatori elektoral
Identifikimi i mbështetësve të PS për çdo qendër votimi
Koordinatori elektoral është një tjetër strukturë e rëndësishme për fazën parapërgatitore për fushatën zgjedhore të vitit 2011. Ai është drejtues për funksionimin e zyrës elektorale në njësinë përkatëse dhe është personi përgjegjës për orientimin dhe koordinimin e sistemit të patronazhit si dhe përpunimin e të dhënave përkatëse. KE në bashkëpunim me kryetarin e PS-së të bashkisë dhe komunës realizojnë identifikimin e mbështetësve të PS-së për çdo qendër votimi. Në funksion të kësaj detyre hartohen listat e kryepleqve të vendosur nga drejtuesit lokalë të PS-së (ekzistues apo të mëparshëm). “Kryepleqtë për shkak të detyrës (që kanë apo kanë pasur) njohin shumë banorë të zonës dhe janë një burim i vlefshëm informacioni. Duhet të hartohet gjithashtu edhe lista me mësues, mjekë të familjes (poliklinikat e lagjeve) që janë anëtarë, votues apo mbështetës të PS-së dhe që janë burim i vlefshëm informacioni, por dhe njerëz influentë për shkak të kontakteve dhe të njohjeve që kanë me banorët e territoreve ku punojnë”, - thuhet në manualin drejtues të PS-së.
Shtabi i ZAZ-së
Kjo strukturë ka si detyrë “mbikëqyrjen e procesit të verifikimit të listave zgjedhore përmes kontrollit nga njësia teknike dhe verifikimit derë më derë me sistemin e patronazhit. Realizimin e procesit të identifikimit të votuesve të majtë për çdo bashki dhe komune përmes sistemit të patronazhit. Deputeti në bashkëpunim me kryetarin e PS-së të rrethit duhet të bëjë analizën dhe interpretimin e rezultateve elektorale për periudhën 2001-2009 mbi bazën e tabelave të dhëna. Për çdo qendër votimi, njësi vendore dhe ZAZ-në përkatëse deputeti duhet ti përgjigjet brenda datës 10 janar 2011 pyetësorit përkatës”.
Listat e zotuesve
Strukturat përgjegjëse kanë afat deri në fund të janarit
Identifikimi i mbështetësve të Partisë Socialiste duhet të përfundojë si proces deri më 25 janar të vitit që vjen. Një detyrë e tillë i është ngarkuar koordinatorit elektoral dhe kryetarit të PS-së për njësitë vendore përkatëse. Lidershipi socialist përcakton qartë se “procesi i identifikimit të mbështetësve duhet të ketë prioritet veçanërisht territoret (QV) ku kanë evidentuar: a) organizata me anëtarësi të moshuar; b) organizata me shpërndarje johomogjene anëtarësh (të gjithë anëtarët banojnë në një territor të ngushtë të zonës, duke mbetur e zbuluar pjesa tjetër); c) organizata me numër të vogël anëtarësh; d) organizata jo shumë aktive etj. Këto lista në këtë fazë shërbejnë për sistemin e patronazhit dhe realizimin më pas të procesit të ndikimit të votuesit të lëkundur”. Një kopje e listave të mbështetësve i dorëzohet edhe shtabit të ZAZ-së. KE punojnë së bashku me kryetarët e PS-së të bashkisë apo komunës për të ngritur ekipet mbështetëse me të rinj dhe me gra në territorin përkatës. “KE në bashkëpunim me kryetarin e PS-së të bashkisë apo komunës në përfundim të procesit përmes ndërlidhësve elektorale të QV krahas kontrollit të listave zgjedhore duhet të krijojë dosjen elektorale të bashkisë apo komunës, ku të ketë siguruar ndër të tjera këto të dhëna kryesore:
1. Listën e votuesve potencial të majtë (sigurtë/lëkundur) bazuar edhe mbi rezultatin e viteve 2007/2009.
2. Listën e zgjedhësve indiferentë, të lëkundur e të pavendosur të detajuar për çdo qendër votimi.
3. Listën e zgjedhësve emigrantë të ndarë për çdo qendër votimi.
Një kopje të të dhënave të kësaj dosje i dorëzohet shtabit elektoral të ZAZ-së brenda datës 25 janar 2011”, - thuhet në manualin drejtues. Gjithashtu KE në bashkëpunim me kryetarin e PS-së të njësisë vendore dhe Asamblenë Socialiste grumbullon një informacion të hollësishëm për zhvillimin e njësisë vendore si dhe për nevojat e interesat e komunitetit.
PS evidenca me listat e zgjedhësve që votuan LSI dhe PD
Sistemi i patronazhit element kyç i makinës elektorale
Oli Xhilaga
Ngritja dhe funksionimi i sistemit të patronazhit është një ndër elementet kyçe në të gjithë makinën elektorale që Partia Socialiste ka nisur të ndërtojë në funksion të procesit zgjedhor të 8 majit 2011. Për këtë arsye në manualin orientues për strukturat socialiste në nivel vendor kupola rozë ka përcaktuar mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të sistemit të patronazhit. Kështu, ndër detyrat e para vihet re se ndërlidhësi elektoral (strukturë kjo pranë çdo qendre votimit) dhe kryetari i organizatës socialiste realizojnë njohjen personale me përbërjen e listës paraprake të zgjedhësve, problematikën që vërehet në to me shikimin e lirë mbi bazën e njohjes që kanë, evidentojnë prezencën e anëtarëve dhe simpatizantëve socialistë dhe familjarëve të tyre në listat e qendrës së votimit së territorit ku banojnë si dhe bëjnë një evidentim paraprak të zgjedhësve që nuk janë të njohur prej tyre si banorë të atij territori etj. “Përpara ndarjes se listave sipas sistemit të patronazhit ata realizojnë paraprakisht analizën e listës paraprake të zgjedhësve të qendrës së votimit, duke bërë këto evidentime: ndryshimet konkrete që ka pësuar lista paraprake e zgjedhësve të qendrës së votimit me listën e zgjedhësve të 2007-2009 (rritje apo ulje e numrit të zgjedhësve etj.); zgjedhësit që sipas njohjes se tyre nuk votuan për shkak se ishin në emigracion; zgjedhësit që kanë votuar PS-në më qershor 2009; zgjedhësit që kanë votuar LSI-në më 28 qershor 2009; zgjedhësit që kanë votuar PD-në dhe parti të tjera të djathta”, - thuhet në dokumentin e PS-së. Më pas bëhet një tjetër verifikim nga këto dy struktura. “Patronazhistët të cilët janë larguar nga skema e patronazhit për arsye të ndryshme si dhe patronazhistët me dobësi të theksuara në plotësimin e detyrës, me paaftësi, pamundësi ose për fiktivitet, lidhje të afërta me kundërshtarët politik. Mbi bazën e përbërjes se organizatës socialiste dhe funksionimit efektiv të saj, mbështetur edhe në analizën e mësipërme, evidentohen anëtarët aktiv të organizatës socialiste të aftë e të sigurt për të qenë pjesë aktive e sistemit të patronazhit, si dhe evidentohen mbështetës që kanë mundësi e aftësi për të tu përfshirë në këtë sistem”, - përcaktohet në manual. Ndërkohë si rregull mbulimi duhet të bëhet 1 patronazhist për 50 zgjedhës dhe në asnjë rast më shumë së 100 zgjedhës, zgjedhësit për çdo listë patronazhisti duhet të jenë detyrimisht votues në një qendër votimi dhe në një territor kompakt si rruga, pallati etj.
Detyrat e patronazhistëve të ndihmuar nga ndërlidhësi elektoral
Çdo patronazhist fillimisht njihet dhe instruktohet nga ndërlidhësi elektoral përkatës lidhur me mënyrën e përmbushjes së detyrës prej tij.
1. Verifikimi i listës paraprake të zgjedhësve deri më 10 janar 2011.
Sicili patronazhist siguron informacion për secilin zgjedhës si: mënyrën e votimit, vendndodhjen aktuale, adresën, telefonin, pikë kontakti etj.
Çdo patronazhist si rregull duhet të marrë kontakt të drejtpërdrejt me kryefamiljarin ose në mungesë e pamundësi më të me një pjesëtar madhor të familjes, duke e ballafaquar me listën e përgatitur nga ZGJC dhe kryetari i njësisë vendore.
Patronazhisti duhet të vërejë me vëmendje nëse përputhen të dhënat (rekordet e secilit zgjedhës në listën paraprake me ato që zgjedhësi ka në dokumentin e identifikimit.
Patronazhisti duhet të vërejë me kujdes që të mos ketë ndryshime a deformime ose pasaktësi të emrit, atësisë, mbiemrit etj.
Patronazhisti duhet të shënojë me hollësi e saktësi gjithçka që rezulton nga ky ballafaqim.
Patronazhisti duhet të interesohet dhe të mbajë shënim nëse zgjedhësi që ka në patronazh është i pajisur ose jo me dokumentin e identitetit me të cilin do të votojë sipas Kodit Zgjedhor.
Patronazhisti gjithashtu me prioritet duhet të evidentojë:
- zgjedhësit që nuk janë përfshirë në listën paraprake të zgjedhësve, duke bërë kontroll e ballafaqim të kujdesshëm të listës së qendrës së votimit me familjarët dhe personat që jetojnë në territorin përkatës të mbuluar prej tij;
- zgjedhësit që janë në listë, por që janë transferuar nga një qendër votimi në një tjetër të njësisë vendore ose jashtë saj;
- zgjedhës që nuk jetojnë më dhe që janë ende të përfshirë në listat e zgjedhësve;
- zgjedhësit e rinj në listën paraprake të qendrës së votimit që konsiderohen si banorë të ardhur rishtaz në atë zonë;
- zgjedhësit që votojnë për herë të parë, përfshirë dhe ata që mbushin moshën 18 vjeç.