Tërmet i fuqishëm në Meksiko Siti

Meksiko Siti pas tërmetit - foto AFP
Një tërmet me fuqi 7.4 magnitudë ka goditur Meksikon duke tronditur qendrën dhe pjesën jugore të këtij qyteti. Nga lëkundjet një urë këmbësorësh është përplasur me një autobus, ndërsa të paktën një ndërtesë është në prag shembjeje.
Ndërsa më shumë se 60 shtëpi janë dëmtuar, por për fat të mirë deri tani nuk ka raportime për të vdekur apo të dëmtuar seriozisht.
http://www.youtube.com/watch?v=u2rzPxI6rRw
Epiqendra e tërmetit ishte 17.5 km në thellësi. Autoritetet thonë se epiqendra ishte në brigjet e Paqësorit afër kufirit të Oaxacas dhe Guerrers.
Pas lëkundjes, njerëzit kanë dalë në rrugë duke shkaktuar kështu edhe panik.
Raportohet se lidhja telefonike është mbingarkuar, ndërsa furnizimi me energji është ndërprerë.
Vajza e madhe e Barak Obamës, Malia, ndodhej për pushime me shkollën në Oaxaca dhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ajo ndodhet e siguruar. Përgjithësisht Shtëpia e Bardhë nuk bën komente lidhur me fëmijët e Obamës, por këtë herë ka pasur një përjashtim për shkak të tërmetit.
Tërmeti ishte një ndër më të fortët që prej atij 8.2 ballë të vitit 1985, që la të vrarë qindra persona. /F.S/
