Tiranë, qëllohet për vdekje shoku i Emiljano Shullazit

Foto ilustruese
Kryeqyteti është përgjakur përsëri. Pak minuta më parë është qëlluar për vdekjen në rrugën e Kavajës Erlind Fuga. 24-vjeçari është qëlluar me disa plumba me armë të llojit pistoletë nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshimet e para kanë të bëjnë me një krim për larje hesapesh. Dyshime të tilla ngrihen pasi 24-vjeçari ishte i lidhur me Emiljano Shullazin, i cili madje në një rast është arrestuar në shtëpinë e tij. Fuga është qëlluar sapo ka dalë nga një sallë lojërash fati.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. /F.S/