Rama takohet me Abazoviç në Tunizi: Me ma t’mirin

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç janë takuar së bashku në Tunizi.
Rama ka ndarë një foto mes të dyve duke buzëqeshur teksa shkruan krahas saj “Me ma t’mirin”
Rama dhe Abazoviç ndodhen në Tunizi për samitin e XVIII të Frankofonisë. Samiti i Frankofonisë mbledhë krerët e 88 shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociiuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfshirë edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
/rtsh.al/