Rama takohet me Idrizin, më pas me ambasadorin Arvizu

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama pritet të takohet sot pasdite me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu. Takimi do të zhvillohet në selinë rozë ndërsa pritet që në fokus të diskutimeve të jetë zgjedhja e presidentit të ri të vendit.
Ndërkohë në orën 12:30 kreu i PS-së Rama do të takohet në hotel "Sheraton" me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Ky takim vjen pas një ftesë publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takur në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.