Dyshniku, 4 të arrestuar për grabitje

Nje i arrestuar nga policia / Foto arkiv
Katër persona të dyshuar për grabitje me armë dhe dhunë janë vënë në pragat e policisë së Beratit gjatë një operacioni të koduar Dyshniku 2012.
Y.Bekaj, Kliton Hoxha, Klaudio Buzi dhe Luto Toska akuzohen për grabitjen e banesës së S. dhe Xh. Toskës, më 1 nëntor 2011, në fshatin Dyshnik të Beratit.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme. / G.N.