Dule: Këtu flitet me keqardhje për krizën greke, po a e keni menduar sa keq është Shqipëria
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke folur për emisionin Tonight të Ilva Tares, ka thënë se Shqipëria është shumë herë më keq se Greqia, pavarësisht se flitet për krizë në këtë të fundit. Sipas tij, vendi ynë mund të hyjë në një krizë shumë më të thellë se e Greqisë.
Flitet sot në Greqi për papunësi në 20%, rroga më e ulët 600 euro. Po në Shqipëri, për çfarë flitet? Flitet për asistencë që skalon 100 dollarë. Greqia në këto kushte ka kreditë e këqija në nivelin 13%, tek ne janë mbi 18% dhe askush nuk flet, nuk ka të dhëna realiste. Situata në Greqi ishte shumë më pozitive dhe u zhyt në krizë, merrni me mend çfarë mund të ndodhë në vendin tonë. Është momenti të shikojmë cilat janë pasojat e tre elementëve kryesorë të ekonomisë: remitancat janë zvogëluar, investimet kryesore nga Italia dhe Greqia, të dyja të prekura nga kriza, po ashtu, që janëpartnerët kryesorë dhe po japin ndikimet e saj. Kur preken këto elementë themelorë të ekonomisë atëherë ku po shkojmë?, ka thënë Dule.
Duke u ndalur tek çështja e presidentit, ai ka thënë se opozita duhet që të kandidojë Fatos Nanon, ndërsa është shprehur me tone pesimiste për opozitën, duke thënë se ka bërë një opozitë të gabuar përballë Berishës.