E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takohet me Moore: Folëm për rrëmbimin e KQZ-së

Kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se në fokus të takimit me diplomatin amerikan Jonathan Moore ka qënë zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se vëmendja është përqëndruar tek domosdoshmëria e kthimit të besimit tek zgjedhjet.

“Patëm një shkëmbim të hapur dhe të frytshëm opinionesh lidhur me gjendjen paraelektorale dhe sigurinë  si edhe me zhvillimet më të fundit në rajon edhe me ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke u përqëndruar tek çështja më e nxehtë ajo e rrëmbimit të KQZ-së dhe praktikisht edhe të rrënimit të këtij institucioni që duhet të jetë i pavarur. Theksuam domosdoshmërinë  për të rivendosur besueshmërinë së humbur të institucionit kryesor të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga ana tjetër besoj se gjetëm mirëkuptimin e plotë për domosdoshmërin që këto zgjedhje kaq të  rëndësishme për shqipërinë në një moment që është kaq I rëndësishëm për integrimin në BE të mos ketë asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme” tha Rama.

Ndërkohë, kryesocialisti Rama mohoi aludimet se dorëheqja e Denar Bibës ka të bëjë me marrëveshjen mes PS-së dhe LSI-së për zgjedhjet.

Është krejtësisht e pavërtetë.  Unë ushqej respekt të plotë për Denar Bibën që nuk vjen nga radhët e PS-së, që nuk është propozuar prej nesh për të qënë një ushtar partie në KQZ dhe me aktin e tij ka afirmuar gjithë integritetin moral dhe profesional në kundërshtim të hapur me cënimin flagrant të integritetit moral dhe profesional të anëtarët të KQZ-së shtoi Rama.

I pyetur nëse PS-ja ka një emër të të zëvendësuar Denar Bibën, Rama u shpreh: Nuk flasim për zëvendësim personash por rikthim në ligjshmëri të KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›