E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi i këshilltarëve të majtë, Tahiri:Do garantojmë votën

Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot aleancën me LSI-në në këshillat vendorë.

Duke folur në takimin e organizuar me këshilltarët e majtë, Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri ka deklaruar se në këtë mënyre do të synohet garantimi i votës.

Ju e patë në Kuvend dhunën e Berishës për të delegjitimuar institucionet e pavarura. Është e njëjta dhunë që demonstrohet edhe në rrugë. Vjedhje jo vetëm e mandatit të anëtarit të KQZ, por ndaj pavarësisë funksionale të institucionit suprem që ushtron zgjedhjet. Të gjithë ata që e kanë çuar nëpërmend se mund të manipulojnë zgjedhjet, se me votën e qytetarëve mund të bëjnë çfarë të duan, ne sot u deklarojme se afirmojmë vullnetin tonë për ta kthyer sistemin vendor të denjë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, votën e qytetarëve tha Tahiri.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Shezai Rrokaj ka theksuar se  ky vendim vjen pas cënimit të KQZ-së që është institucioni i cili garanton votën dhe sipas tij shumica që krijohet tashmë në këshillin bashkiak synon pikërisht mbrojtjen dhe garancinë e votës së qytetarëve.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›