Rama takon Ambasadorin Arvizu: Besnikëri pa kushte ndaj SHBA
TIRANE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu. Në përfundim të takimit, kryeministri Rama dhe ambasadori amerikan dhanë një prononcim të shkurtër për mediat, ku theksuan se në qendër të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit të mëtejshëm mes SHBA-së dhe vendit tonë.
Shefi i ekzekutivit e garantoi ambasadorin amerikan për atë që e cilësoi si, besnikëri pa kushte ndaj SHBA-së, si aleati më strategjik i vendit .
“I garantova ambasadorit Arvizu përkatësinë tonë të plotë ndaj parimeve dhe vlerave që SHBA mishërojnë. Besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleati ynë i madh strategjik dhe padyshim edhe ndjenjat e thella të miqësisë sonë për popullin amerikan, me të cilin ndjehemi pranë. Gjithashtu e garantova ambasadorin se vitet e këtij mandati do të jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA”- deklaroi kryeministri Rama.
Takimi Rama-Arvizu vjen një ditë pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Bruksel, ku ai theksoi se integrimi evropian i vendit është prioritet kyç i qeverisë së re.
Pas takimit me kryeministrin Rama, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, tha dje se Shqipëria mund ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.
(er.nu/BalkanWeb)