E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet ndërtimi pa leje, ishte në pronësi të Elton Fushës

TIRANE-Ministria e Brendshme njofton se ka pezulluar një ndërtim pa leje në pronësi të Elton Fushës, personi i cili i shpëtoi një atentati në zonën e ish-bllokut në datën 9 shtator. 

MB njofton se ndërtimi prej 180 m², një shtesë në tarracën e një pallati tek rruga “F.Bodinaku”, ishte nisur nga Elton Fusha, dhe në bazë të verfikimit ndërtimi ka rezultuar se ishte pa leje. 

MB sqaron se ndaj shtetasit 38-vjeçarit Elton Fusha ka nisur procedimi penal.

Në zonën e ish-Bllokut në një pikë loto sporti pranë farmacisë greke. në Tiranë, në datën 9 shtator, shtetasi Elton Fusha i  shpëtoi një atentati, ku viktimë mbeti bashkeshortja e tij Majlinda Hoxha. 

Sipas policisë, atentati ndaj 38-vjeçarit dyshohet se ka lidhje me disa probleme pronësie e ndërtimesh në kryeqytet, që kryhen nga dy xhaxhallarët e tij, me të cilët Fusha bashkëpunonte. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›