E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Hoxhajn: Përpjekje intensive për forcimin e pozitave ndërkombëtare të Kosovës

Gazeta Shqip

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Rama ka përshëndetur progresin e arritur nga shteti i Kosovës në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike, shtetit ligjor, si dhe avancimin lidhur me njohjet e reja ndërkombëtare. Kreu socialist shprehu vullnetin e palëkundur të partisë që ai drejton, për të intensifikuar marrëdhëniet midis të dy vendeve në të gjitha fushat si dhe vazhdimin e përpjekjeve intensive për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Nga ana e tij numri 1 i diplomacisë kosovare ka përcjellë përshëndetjet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe falenderoi Partinë Socialiste për angazhimin e saj në drejtim të njohjeve të mëtejshme të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, Ministri i Punëve të Jashtme Hoxhaj përshëndeti progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke vënë dukje rolin thelbësor që ka luajtur Partia Socialiste në këtë proces.

12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama takon Hoxhajn: Përpjekje intensive për forcimin e pozitave ndërkombëtare të Kosovës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›