E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Papandreun në Bruksel: Duhet transparencë. PES: Fajin për krizën e ka e djathta

Share

E majta evropiane (PES), e cila përfaqëson opozitën në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, analizoi në ditën e parë të punimeve të Kongresit pasojat e krizës ekonomike e financiare duke konsideruar përgjegjëse qeveritë e djathta dhe të zgjedhurit e tyre në drejtimin e institucioneve europiane.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozy u konsideruan përgjegjësit kryesorë për situatën në Greqi, cfarë rrezikoi më pas dhe vende të tjera të eurozonës, sic u shpreh gjatë fjalës së lamtumirës kryetari i deritanishëm i Partisë Socialiste Europiane, Poul Rassmussen.

Ish-kryeministri grek, Papandreu, i pranishëm në konventën eurosocialiste, argumentoi pas takimit me kryetarin e PS Rama, se shembulli grek flet për rëndësinë e qeverisjes me transparencë.

Cështja e transparencës është kyce. Në Greqi ne nuk patëm transparencë për buxhetin, e as për sektorin publik. Kjo shkaktoi një problem të madh me deficitin, gjë të cilën ne mund t’a kishim ndaluar, nëse do të kishim patur transparencë, deklaroi Papandreu.

U krijua gjithashtu shumë pabarazi, e mungesa e transparencës mund të sjellë dhe korrupsionin. Korrupsioni dëmton në fund të fundit shtresën e mesme, ata të cilët kanë më shumë fuqi, e që mund të sjellin më shumë para, barazi dhe drejtësi për shoqërinë. Ndaj, transparenca është një cështje për qeverisjen e mirë, demokracinë dhe një cështje e kohezionit social. Për këtë arsye, qeveria jonë në Greqi sot mban si flamur transparencën. Gjithcka bëhet online, cdo cështje, buxheti është online, e kjo përbën një bazë të mirë për të krijuar një Greqi të sigurtë, vijoi ai.

Është shumë e rëndësishme sot që shqiptarët dhe klasa politike në vend të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik, përndryshe shume shpejt do të gjendemi përpara një stuhie që do të ishte e tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë aspekt, eksperienca e qeverisë së djathtë të mëparshme greke, e cila fshehu të gjitha të dhënat, është një përvojë që duhet të na mësojë shumë, theksoi pas tij kryetari i PS, Edi Rama.

Përvec delegacionit të Partisë Socialiste, në këtë kongres ishte i pranishëm dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, por palët nuk përshëndetën njëra-tjetrën.

Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë./TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›