Berisha: Opozita e sëmurë psikologjikisht, unë doktori që doja tju shëroja
Si çdo vit kryeministri e kthen seancën e debatit për buxhetin në një seancë fyerjesh e akuzash për opozitën: PS, një laborator të sëmurësh psiqik
Në çdo fundviti kryeministri Sali Berisha e ka zakon të bëjë një shpërthim të fuqishëm në fjalorin më të pasur të sharjeve e fyerjeve të gjuhës shqipe drejtuar deputetëve të opozitës dhe liderit të saj Edi Rama. Kush nuk e mban mend vjet në këto kohë kur seanca e buxhetit të vitit 2011 u kthye në fakt në një seancë sharjesh e fyerjesh nga Berisha për Ramën, në një orë të vonë pas mesnate. Nuk mund të mos ndodhte edhe kështu edhe sot kur po diskutohej një buxhet i shumëpërfolur për vitin që vjen, një buxhet që mezi parashikon një rritje ekonomike dhe ka shkaktuar shumë kundërshtime jo vetëm nga opozita, por edhe nga organizma të besueshëm financiarë si FMN. Por kryeministrit të vendit duket se nuk i leverdis që ditën e buxhetit publiku dhe media ta ketë mendjen tek buxheti, por tek fjalori dhe metaforat e fyerjeve që ai përdor për opozitën. Që në nisje të debatit maratonë për buxhetin ai e ka cilësuar opozitën të sëmurë psikologjikisht dhe veten e ka vendosur në rolin e doktorit që sipas tij është munduar ta shërojë këtë të sëmurë që ka përballë. Unë e kuptoj se ju e keni këtë, ditën më të vështirë të vitit, por uroj dhe shpresoj të çliroheni, sepse po më shtyni të devijoj nga fjalimi. E lexoj këtë në fytyrat tuaja. Një vit më parë, në këtë sallë, ju ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Kërrabës, hytë në tunel e nuk dolët. Së bashku qëndruam në këtë Parlament, deri në orën 5 të mëngjesit. U përpoqa tju shëroja. E pamundur. Përdora të gjithë aftësitë e mia mediko-psikologjike. E pamundur. Sërish do të mbeteni në sindromën e tunelit. Ju nuk e votoni buxhetin. Unë flas në shenjë respekti ndaj jush, në detyrim kushtetues, por ju nuk e votoni buxhetin, se keni sindromën e Tunelit u tha Berisha dje paradite deputetëve të PS-së.
Ndërsa më vonë pasdite ai sërish tha që të sëmurët psiqikë dalin nga laboratorët e PS-së në një replikë me një deputete të PS-së, e cila citoi disa studime të fundit mbi numrin e madh të të sëmurëve mendorë në vend. Berisha tha se Partia Socialiste u thotë qytetarëve gënjeshtra nga më të mëdhatë. Ai tha se tu thuash shqiptarëve se 1 në 2 shqiptarë vuajnë nga sëmundje zemre do të thotë të thuash një gënjeshtër të madhe, pasi asnjë shqiptar dhe asnjë njëri në botë ska rezultat të tillë. Se ku e shpik ti këtë rezultat, në laboratorët e PS, këtë nuk e di, por një njeri me diplomë mjeke nuk mund ta thotë këtë, pavarësisht diagnozave të dala nga laboratorët e PS. Kjo është statistikë e mjerimit e patologjisë. Ju thatë se 1 në 4 vetë është me depresion, aty ku jeton ti në mjedisin tënd politik mund të jetë edhe 75% po kjo nuk është tregues për gjithë Shqipërinë, ka tregues që tregojnë se Shqipëria është vendi i 57 në botë që jetohet më mirë, replikoi Berisha me deputeten Klodiana Spahiu. Më tej ai shtoi se në Partinë Socialiste, problemet maniako-depresive mund të jenë shumë më të mëdha nga ato që tha deputetja Spahiu, por kjo sipas tij nuk është në anëtarësinë socialiste dhe as te shqiptarët.
Duke mbrojtur buxhetin e qeverisë në fakt kryeministri zgjodhi që të fliste me shifra galopante që përfshinin gjithë buxhetet e qeverisë që nga viti 2005. Sipas Berishës Shqipëria përballoi me sukses krizën dhe mblodhi të ardhura 8 miliardë lekë më shumë se viti kulmor i opozitës në pushtet. Buxheti ishte 222 miliardë lekë në vitin 2004, u bë 232 miliardë në 2005, shkoi në 258 miliardë në 2006, 351 miliardë në 2007, 362 mld në 2001, 390 në 2011 dhe 396 në 12. Faktet mbeten, fjalët tuaja i merr era. Habertarë të papërmbajtur cdo ditë, ju flisnin lajmet më pesimiste për ekonominë, asgjë nga të gjitha nuk u provuan të vërteta. Të gabosh, njerëzore është, të gabosh dy herë zoti të ruajtë, të gabosh 3 herë, gënjen veten 3 herë. Ju e bëni të 6 herë, ju jeni të pashpresë- tha Berisha. Sipas tij, opozita ka kundërshtuar buxhetin pa asnjë fakt. Unë do votojë me ju nëse do sillnim buxheti me deficit 6%, nëse borxhi do shkonte 70%, nëse do përdoreshin manovra inflacioniste. Do votojë nëse nuk do rriteshin rrogat dhe pensionet. Ju jeni në sindromën e tunelit pa dritë. Ky është nihilizmi më ekstrem ndaj mundit e përpjekjeve të shqiptarëve për begati- tha Berisha.