Haxhinasto Plani Ahtisari zgjidhja e vetme per veriun e Kosoves
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim të veçantë ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës Sulejman Selimi. Gjatë këtij takimi, theksi është vënë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Ai u ndal në mënyrë të veçantë edhe në situatën në pjesën veriore të Kosovës.
“Mendoj se marrëveshja e arritur për pjesëmarrjen e Kosovës, në iniciativat rajonale, është një arritje për Kosovën, pasi konsolidon veprimin e saj si një subjekt i pavarur ndërkombëtar. Ajo që mbetet për të bërë, është që kjo marrëveshje të zbatohet nga të gjithë faktorët, duke e respektuar atë ashtu siç është rënë dakort. Përsa i takon ideve, mendimeve, sugjerimeve për autonomi, apo të tjerave që ju përmendët për pjesën e veriut të Kosovës, mendoj se ka ardhur koha që gjithësekush, çdo përfaqësues europian, çdo përfaqësues ndërkombëtar, të flasë me një zë për nevojën e zbatimit të plotë të planit Ahtisaari për veriun, dhe të mos krijojë kakofoni, pasi kështu nuk është aspak produktiv, por përkundrazi krijon situata, të cilat nuk i shërbejnë zgjidhjes së këtij problemi.
Unë mendoj se është momenti që, shoqëria kosovare brenda kufijve aktualë të Kosovës, të mendojë për integrimin e mëtejshëm të saj dhe jo për krijimin e formateve, të cilat kanë dështuar në të kaluarën, kështu mendoj se këtë perspektivë që është gjithashtu edhe një perspektivë shumë e rëndësishme europiane, e jep në mënyrën më të saktë plani Ahtisaari për veriun e Kosovës”- ka deklaruar Haxhinasto.
Gjatë takimit, ministri Haxhinasto ka siguruar ambasadorin Selimi se Shqipëria do të vijojë lobimin për njohje të reja të Kosovës.