E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli i dorezon aktet e pavaresise 4 komuniteteve fetare

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në emër të Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë, i dha sot Komunitetit mysliman shqiptar, Kishës Autoqefale Shqiptare, Kishës Katolike dhe komunitetit bektashi përmbledhjen e akteve te shtetformimit, ne shenje respekti te thelle, mirënjohje te pakufishme, për veprën hyjnore dhe kontributin te pazevendesueshem te klerikëve shqiptarë, ne formimin e gjuhës, atdhedashurisë, vetëdijes kombëtare e me tej te shtetit shqiptar, deri ne vetësakrifikim! Në shenjë nderimi dhe mirënjohje përjetësisht.

Në fjalën e saj kryeparlamentarja Topalli vlerësoi harmoninë fetare në vend për të cilën sipas saj të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenarë.
“Sot nderojmë të gjithë komunitetet fetare, nderojmë të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit, nderojmë firmëtarët e aktit të pavarësisë, nderojmë ata që luftuan për mësimin e gjuhës shqipe, nderojmë ata që kontribuan për mësimin e gjuhes shqipe, nderojmë të gjithë ata që kontribuan në aktin e pavarësisë”- deklaroi Topalli

Dorëzimi i akteve të themelimit të shtetit shqiptar për katër komunitetet fetare në vend vjen pas dorëzimit të këtyre akteve kryetarëve të bashkive të Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe Ulqinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›