E Martë, 3 Nëntor 2026

Vjen ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri, Nick Abbott merr zyrtarisht detyrën

Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott, ka marrë zyrtarisht detyrën. Lajmi është bërë nga Ambasada britanike në Shqipëri, përmes një postimi në X, ku janë publikuar edhe foto të Abbott me Presidentin Bajram Begaj.

Ambasada britanike shkruan marrja e detyrës nga Abbott çel një kapitull të ri dhe dëshmon partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si partnerë për progres”, shkruhet në postim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›