E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takon zyrtaren e DASH: SHBA mbështetje të plotë Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Reformat, veto e Bulgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ballkani i Hapur ishin disa prej temave të cilat u diskutuan në takimin mes Ramës dhe zyrtares së lartë të DASH.

Kjo e fundit i shprehu kreut të qeverisë konsideratat e larta për rolin që luajti vendi ynë në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria u përfaqësua nga Ministrja Olta Xhaçka mbi llogaridhënien për krimet e kryera në Ukrainë.

Postimi i Plotë:

Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›