E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtarja e lartë e DASH në Tiranë, takime me Ramën dhe Alibeajn

Ishte ora 08:50 minuta të mëngjesit, kur Karen Donfrid bashkë me Gabriel Escobar dhe ambasadoren Yuri Kim shkuan në kryeministri, ku takuan kreun e qeverisë, Edi Rama.

Takimi zgjati për më shumë se një orë dhe sipas kryeministrit shqiptar, fokus i bisedës ishin disa çështje, mes të cilave: Ecuria e reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Po sipas Ramës, konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.

Fill pas këtij takimi, në kryesinë e Kuvendit delegacioni i DASH u takua me kryetari në detyrë të PD, Enkelejd Alibeaj në një bisedë që po ashtu zgjati më shumë se 1 orë.

Sipas Alibeajt, fokus i takimit ishte, mes të tjerave, forcimi i opozitarizmit dhe përqendrimi te e ardhmja e kësaj force politike. Pjesë e delegacionit amerikanë ishin edhe disa ushtarakë amerikanë.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›