Zelensky iu drejtohet deputetëve shqiptarë, Kuvendi konfirmon seancën e posaçme

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të flasë në Kuvendin e Shqipërisë përmes platformës Zoom, në seancën plenare që do të mbahet ditën e martë datë 3 maj.
Lajmi është konfirmuar nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.
Për sigurimin e infrastrukturës për realizimin e lidhjes direkte me Presidentin Zelensky gjatë seancës plenare është ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm.
/rtsh.al/