E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama të bëjë kujdes, kandidatët fitues të zgjidhen mbi baza kontributesh”

02-05-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PS-së, Arben Malaj, paralajmëron se s’do rrijë gojëkyçur

Deputeti Arben Malaj, njëherësh anëtar i Kryesisë së PS, emrat e sigurt në listat e kandidatëve për deputetë të PS duhet të vihen në bazë të meritës dhe përmes një procesi demokratik. Në një prononcim për mediat Malaj theksoi se duhet bërë kujdes me listat, pasi prej tyre do të varet qeverisja e së nesërmes. “Çdo kërkesë e çdo anëtari dhe mbështetësi të PS, qoftë anëtar i thjeshtë , qoftë anëtar i kryesisë për kriteret e përzgjedhjes së ekipit, për parimet e përzgjedhjes së tyre, për respektimin e meritokracisë, për respektimin e një procesi demokratik nga qendrat e votimit deri tek vendimi përfundimtar nuk është një element i një qejf-mbetje por një element i një përgjegjësie maksimale, pasi nga mënyra si do zbatohen këto parime dhe nga cilësia e ekipit konkurrues në zgjedhje do të varet edhe përmasa e fitores, por edhe cilësia e qeverisjes së vendit”, deklaroi Arben Malaj.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›