E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP con 14 zyrtare per ndjekje penale

Inspektorati godet peshqit e vegjel Nje gjyqtar dhe drejtues vendore

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive coi dje ne Prokurori nje gjyqtar dhe nje punonjes te larte te administrates tatimore nisur nga fshehja e pasurise se tyre gjate deklarimit qe kane bere per te ardhurat e vitit 2010. Po keshtu po dje ILDKP-ja ka bere kallezim edhe per 12 subjekte te tjera te cilat kane refuzuar te deklarojne pasurine e tyre mes te cileve nje doganier dhe 11 drejtues ose ish-drejtues lokale. Inspektorati i Pasurive mori edhe gjashte masa administrative me gjobe per zyrtare te cilet kishin deklaruar ne menyre jo korrekte formularin e shperndare nga ILDKP-ja. Rasti me flagrant i shkeljeve te bera me deklarimin e pasurive per vitin 2010 eshte ai i subjekti Shyqyri obo me funksion gjyqtar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat. Sipas ILDKP-se gjyqtari i Beratit ka fshehur nje pjese te shumes me te cilen ka blere nje apartament ne Durres. Subjekti ka bere deklarim te rreme te vleres se apartamentit me siperfaqe 120 m2 ne Durres blere ne shumen 7.900.000 leke te cilin subjekti e ka deklaruar ne shumen 6.000.000 leke me nje diference prej 1.900.000 leke - theksohet ne njoftimin per shtyp te inspektoratit duke shtuar se obo nuk ka treguar edhe burimin sesi i ka krijuar keto te ardhura. Po keshtu per te njejtin subjekt ILDKP-ja thekson se nuk ka deklaruar llogarine bankare te bashkeshortes se tij dhe burimin e krijimit te tyre. Nga subjekti ka mosdeklarim te depozites ne BKT ne shumen 1.907.196 leke dhe burimeve te krijimit te tyre ne emer te bashkeshortes - theksohet ne njoftim. Po keshtu ILDKP-ja ka gjetur deklarim te rreme edhe tek subjekti Mehmet Guga me funksion inspektor i Drejtorise se Tatim-Paguesve te Medhenj. Ne perfundim te veprimeve verifikuese ka rezultuar se subjekti nuk ka burime te ligjshme per krijimin e pasurise se tij si edhe ka fshehur transaksione bankare qe arrijne ne vleren 188.500 dollare. Fshehje te aktivitetit privat te shitblerjes se pjeseve ne kapital te shoqerise GURRA shpk ne vleren 15.242.499 leke dhe veprime fiktive ne lidhje me marredheniet e subjektit deklarues me kete shoqeri. Fshehje te aseteve pasuri te paluajtshme magazine dhe depo bimesh mosdeklarim i nje objekti dhe ndertese ne Sarande si edhe dy automjete - theksohet ne njoftim per inspektorin e Tatimeve. Po keshtu ILDKP-ja ka kallezuar penalisht per refuzim per deklarim 12 zyrtare te tjere nga te cilet tete drejtues lokale jane zgjedhur per here te pare ne muajin maj 2011. Per zyrtaret  ne funksion nga ana e Inspektoratit eshte kerkuar njekohesisht shkarkimi nga detyra i tyre. Nga ana tjeter ILDKP-ja per shkelje te ndryshme te rregullave te deklarimit te interesave private ka aplikuar masen administrative gjobe ndaj gjashte zyrtareve te niveleve te ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›