Topalli ne Gjermani takime per integrimin
Kryetarja e Kuvendit gjate vizites se saj dyditore ne Gjermani u prit ne takim edhe nga ministrja e Shtetit ne Ministrine Federale te Puneve te Jashtme Cornelia Pieper. Jemi shume te gezuar me progresin e bere nga Shqiperia ne keto vite. Vleresojme arritjet e Shqiperise dhe jemi te interesuar te zgjerojme bashkepunimin ekonomik dhe ne te gjitha fushat. Gjermania eshte ne anen tuaj. Ne mbeshtesim Shqiperine dhe shpresojme ne nje te ardhme europiane per vendin tuaj - tha ministrja e Shtetit Pieper. Topalli zhvilloi takime edhe me anetaret e komisionit per ceshtjet e BE-se dhe te komisionit per bashkepunimin ekonomik dhe zhvillimin ne Bundestagun gjerman. Rendesi te vecante pati takimi ne Komisionin e Ekonomise se Bundestagut ku per here pare u zhvillua nje hearing seance degjimore per Shqiperine. Ne kete komision u paraqit nje rezyme e potencialeve dhe burimeve natyrore te Shqiperise.