Deklarata e Bufon, akuza dhe polemika në Itali
ROME-Deklarata e Bufon “nuk e pashë nëse topi kaloi vijën, por edhe nëse do ta shihja, nuk do t’ia thoja arbitrit”, ka shkaktuar një reaksion zinxhir në Itali. “Kam mbetur i zhgënjyer nga Bufon, kapiteni i kombëtares sime”, deklaroi presidenti i Shoqatës së Arbitrave Marçelo Niki. “Ka thënë gjëra që mund t’i kursente, - shtoi kreu i gjyqtarëve. – Nuk është një shembull për të rinjtë. Secili është i lirë të thotë atë që do, por të rinjtë marrin shpesh shembull kampionët”.
Niki foli më pas edhe për arbitrin e katërt, të cilin e konsideroi të kotë. “Mesa duket, roli i tij shërben vetëm për të ruajtur trajnerët, kështu që do të ishte më mirë të qëndronte pas portave”, tha presidenti i shoqatës së arbitrave. E ndërkohë, që nga Xhenova, Xhixhi Bufon nuk ka pranuar të tërhiqet nga fjalët e tij. “Do të thosha sërish gjithçka thashë të shtunën në mbrëmje. Respekti dhe vlerësimi që kanë shokët e mi më mjafton, nuk më intereson për gjë tjetër, - deklaroi kapiteni i Italisë. – Jam i kënaqur kështu siç jam, jam krenar që jam i gatuar kështu, pasi jam më i ndershëm se shumë të tjerë, që fshihen pas frazave retorike. Njerëzit të thonë ç’të duan, unë nuk pashë gjë”, shtoi Bufon. Më tej, ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të arbitrave Niki. “Nuk e kuptova se çfarë ndihme kërkon ai nga futbollistët. Atëherë le të lëmë futbollistët të arbitrojnë vetë. Sinqerisht nuk e kuptoj, është një retorikë e kotë”, tha portieri i Juventusit. Por, nuk mund të mungonte as një koment i Zdenek Zeman, trajnerit të Peskarës, në lidhje me këtë situatë. “Zakonisht, gjatë një ndeshjeje askush nuk do të thoshte se topi ka hyrë në portë apo jo, por pas saj duhet ta pranojë, - u shpreh tekniku çek. – Kush e bën këtë, është i ndershëm. Bufon është edhe kapiten dhe portier i kombëtares, kështu që duhet të japë një shembull dhe të tregojë ndershmëri”, shtoi Zeman.
Ndërkohë, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka komentuar: “Mendoj se Xhixhi e teproi disi me fjalë, por do të ishte më interesante nëse arbitri do të kishte shkuar ta pyeste nëse ishte gol apo jo. Pra, them se duhet t’u kërkoni gjyqtarëve t’i pyesin njëherë futbollistëve. Nëse unë do të kisha shënuar me dorë, do të tregoja vetëm nëse do të më pyesnin”. Nuk ka munguar as një koment i Alena Seredovës, gruas së Bufon, në lidhje me këtë ngjarje: “Nuk e kam kuptuar arsyen e gjithë kësaj polemike. Nuk i kam komentuar ndonjëherë punët e burrit tim, por mendoj se ai shprehur atë që ndjen. U bë një gabim dhe u pa se nervat janë shumë të larta në këtë periudhë”.
(d.b/BalkanWeb)