E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi Nobel për Paqe, nominohet edhe Bill Clinton

NORVEGJI - Instituti Nobel ka bërë të ditur emrat e 231 personaliteteve që janë nominuar këtë vit për Çmimin Nobel për Paqe.

Instituti me bazë në Norvegji njoftoi se të nominuar për këtë çmim janë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kancelari gjerman Helmut Kohl, si dhe Bradley Manning, ushtari amerikan që përballet më gjyqin ushtarak amerikan për shkak të dhënies së mijëra informacioneve të ushtrisë dhe mesazheve diplomatike në faqen e internetit "Wikileaks".

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka dhënë kontribut të madh në vitin 1999 për lirinë e Kosovës, ndërsa kancelari gjerman ka arritur të bashkojë Gjermaninë Perëndimore dhe Lindore në mënyrë paqësore.

Këtë vit është propozuar edhe presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki, i cili ka ardhur në pushtet pas revolucionit në vend, stacioni televiziv “Al Jazeera”, si dhe shkencëtari amerikan Gene Sharp i njohur për teorinë e tij për rezistencën e padhunshme që besohet se ka frymëzuar figurat kryesore që kanë qëndruar pas revolucioneve në shtetet arabe.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe bëhet publik në tetor, ndërsa çmimi jepet më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së shkencëtarit suedez, Alfred Nobel.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›