I tha "I love you" dhe e solli sërish në jetë
SKOCI - 49 vjecarja Lorna Baillie nga Skocia pësoi një atak në zemër dhe burri i saj, djali dhe tre vajzat nuk mund të ngushëlloheshin, kur pas tre orësh të vështira mjekët dështuan, që ta risjellin atë në jetë.
Gruaja u deklarua "teknikisht e vdekur" dhe gjëja e vetme që e mbante gjallë ishte goditja elektrike dhe doza të forta të adrenalinës.
Kështu, familja e shkatërruar nga dhimbja u mblodh rreth shtratit të 49 vjecares për t’i thënë “lamtumirë”.
Pasi fëmijët e përshëndetën për herë të fundit nënën e tyre, burri u përkul në pranë saj dhe i pëshpëriti duke u ngashëryer, "Lorna, të dua, ktheu tek unë”.
Të afërmit, infermierja dhe mjeku që u thirr me urgjencë, tregojnë se në këtë moment, gruaja filloi të marrë përsëri ngjyrën normale. Mjekët filluan me urgjencë një trajtim të vecantë dhe gruaja filloi të bëjë lëvizjet e para dhe të komunikojë me njerëzit e afërt.
"Ky lloj shërimi është dicka e rrallë dhe gruaja vazhdon të bëjë përparim," tha mjeku David Farquharson, me siguri duke pranuar pa zë se “dashuria bëri atë që nuk mundi ta bëjë mjekësia”.