E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat, Fule: Opozita te reflektoje

Nderkombetaret vazhdojne ti bejne thirrje klases politike shqiptare se, duhet te lere menjen konfliktet politike dhe te votojne se bashku edhe tre kushtet e fundit qe kerkohen me qellim hapjen e rruges per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Sipas nderkombetare politike nuk duhet te jete me shkak per vonuar procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE. Kjo thirrje i eshte bere Shqiperise nga komisionerit per zgjerimin Stefan Fule. Gjate nje prononcimi per "AS" ai eshte shprehur se, qeveria dhe opozita duhet te arrijne marreveshje per te plotesuar tre kriteret e mbetura, ne funksion te marrjes ne dhjetor, te statusit te vendit kandidat ne BE. "Rekomandimi eshte i qarte dhe autoritetet do te jene te afta t'i permbushin kerkesat brenda javeve ose muajve. Kjo eshte ne doren e tyre. Gjeja me e rendesishme eshte se une kur shoh keto ceshtje te pazgjidhura, kam parasysh se duhet te vazhdoje ajo qe nisi si nje bashkepunim i mire midis qeverise dhe opozites. Une shpresoj qe tani me kete rekomandim pozitiv te dhene nga Komisioni te dyja palet, qeveria dhe opozita, jo vetem qe do te reflektojne per kete gje, por do ta marrin ate si nje kerkese per te mbyllur me marreveshje edhe kushtet e mbetura. Po e perseris edhe njehere, tani eshte koha qe ata te vendosin vete per nje gje te tille", eshte shprehur komisioneri Fule. Megjithese Komisioni Evropian ka dhene rekomandimin qe Shqiperise t'i jepet statusi i vendit kandidat, ne qendrimet e zyrtareve ne Bruksel, ekziston shqetesimi se konfliktet politike qe rikthehen vazhdimisht mund ta demtojne dialogun politik per axhenden evropiane. Sipas perfaqesuesve evropiane, Tirana zyrtare duhet te beje shume me teper per te bindur Bashkimi Evropian se, stabiliteti demokratik dhe procesi i integrimit evropian jane tashme te garantuara dhe nuk cenohen nga konfliktet e vazhdueshme politike. Nese Shqiperia do te shfrytezoje kete rast per te marre statusin e vendit kandidat apo jo ne dhjetor te ketij viti, kjo mbetet per tu pare gjate ketyre kater javeve. Pothuajse gjithcka eshte ne dore te opozites, pasi kjo e fundit duhet te jape konsensusin e saj per miratimin e tre kushteve te mbetura pa plotesuar nga 12 rekomandimet e Brukselit. Nga ana e saj, mazhoranca ka konfirmuar vullnetin pozitiv per te miratuar tre projektligjet e mbetura, por eshte opozita ajo qe ka nxerre nje kusht te ri, para se te jape voten per miratimin e tyre, duke kerkuar zgjidhjen ne tryeze te ngercit te krijuar ne qarkun e Fierit, kusht i cili nuk eshte pranuar nga mazhoranca e cila thekson faktin se ajo eshte ne dore te drejtesise dhe fjalen e fundit e jep gjykata.

BE pret miratimin e tre kushteve te fundit

Me 10 tetor Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, zoti Ettore Sequi, i dorezoi Kryeministrit Berisha Progres -Raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine per vitin 2012. Pas dorezimit te progres-raport u be e ditur se Shqiperia kishte shenuar hapa para ne realizmin e reformave dhe se, Komisioni Evropian i rekomandon Keshillit te Bashkimit Evropian qe t'i jape Shqiperise statusin e vendit kandidat, pasi te jene permbushur disa kritere kyce qe kane te bejne me reformen ne gjyqesor, reformen ne administraten publike, si dhe rishikimin e rregullores se parlamentit. Ambasadori shprehur besimin, qe keto tregues, per te cilet kemi folur sot, do te cojne ne permbushjen e ketyre reformave, te cilat, per mendimin tim, jane ne menyre absolute thelbesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›