Akt kriminal ne nje prej zyrave te Postes ne Tirane- tentohet grabitja e parave te pensioneve plagoset punonjesja

Kryeqyteti eshte tronditur perseri sot nga nje ngjarje e rende ku persona te paidentifikuar kane tentuar te grabisin nje prej zyrave te Postes ne kryeqytet. Nga grabitja me arme ka mbetur e plagosur dhe nje punonjes e Postes ndersa grabitesit kane patur si synim grabitjen e parave te pensioneve ne arken e Postes. Ngjarja ka ndodhur ne nje prej filialeve te Postes ne afersi te Medresese ne Kryeqytet. Pak sekonda pas ngjarjes ne vendngjarje mberriten menjehere forca te shumta policie. Nderkohe qe punonjeses se plagosur i eshte dhene ndihma e pare dhe eshte derguar menjehere ne spital. Ende nuk eshte zbardhur e plote dinamika e ngjarjes dhe momenti i plagosjes se punonjeses. Punonjesit e policise jane duke marre ne pyetje deshmitaret ne vendngjarje deshmite e te cileve do te bejne te mundur dhe identifikimin e autoreve.
...