Rama thirrje: Mbani pastër atdheun tonë të përbashkët në shenjë dashuri!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten e enjte me një mesazh të rëndësishëm drejtuar shqiptarëve për të mbajtur vendin e pastër si një shenjë dashurie për atdheun e tyre.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë
” shkruan zoti Rama.
Mesazhi shoqërohet me një video në bardhëezi nga nisja e aksionit të fundit për pastrimin e vendit.