E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama thirrje biznesit të vogël të bashkohet në protestë

TIRANE- Kreu i PS-së dhe bashkisë së Tiranës, Edi Rama zhvilloi sot një takim me pronarë të bizneseve të vogla. Rama u ka dorëzuar ftesën për të marrë pjesë në protestën e bashkive socialiste që do të zhvillohet nesër në orën 11 :00 para kryeministrisë.

“ Biznesi i vogël kërcënohet nga një falimentim masiv në janar për shkak të një mase, që është kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit për autonominë vendore, që kalon të gjithë biznesin me xhiro mbi 5 mln lekë në vit me TVSH dhe tatim fitimi njësoj si të ishte biznes i madh”. Informoi kryetari i Bashkisë më të madhe në vend pronaren e një dyqani të cilin shkoi ta takonte sot paradite.

Nga ana e saj pronarja tha se I vetmi veprim që i mbetej ishte mbyllja e biznesit më 31 dhjetor 2009, pasi rrezikonin të falimentonin.

Protesta kundër vendimit të qeverisë për decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit të vogël në atë të madh, si dhe për mos akordim te fondeve që i takojnë bashkisë janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme në disa qytete, sin ë Berat, Patos dhe Korcë. Sipas bashkiakëve socialsitë këto vendime cënojnë autonominë e pushtetit vendor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›