Stuhia bllokon 3.5 kv hashash, pranga këngëtarit transportues
GJIROKASTËR - Një person u ndalua në flagrancë mbrëmë teksa tentonte të kalonte drejt Greqisë një sasi prej 3,4 kv lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, (marijuanë).
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bënë të ditur sot se "Niko Fuqi, 26 vjeç banues në fshatin "Anton Poçi" të komunës Odrie (Gjirokastër u ndalua mbrëmë gjatë operacionit të koduar "Stuhia" nga specialistët e sektorit të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike".
Operacioni i policisë lokale nisi rreth orës 20.40 mbrëmë dhe u finalizua sot herët në mëngjes në vendin e quajtur Ura e Gajdarit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Sarandës, ku u bllokua automjeti i tij tip "benz" furgon që ishte nisur nga fshati Lazarat me destinacion shtetin fqinj.
Burimet bënë të ditur se "gjatë kontrollit të automjetit u bllokuan në cilësinë e provës materiale 10 çanta shpine me ngjyrë të zezë dhe 13 thasë plastmasi, të cilat pas peshimit rezultuan me 340 kilogram lëndë narkotike e presuar".
Policia bën të ditur se Niko Fuqi është këngëtar dhe njihet me emrin artistik "Papa Joe", që u bë i njohur gjatë një kompeticioni muzikor, me këngën "Më mirë të kesh një qen mik, se sa mik një qen",
Ky është rasti i pestë gjatë këtij viti që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ndalon në flagrancë transportues të lëndëve narkotike. Rreth 4 muaj më parë gjatë operacionit të koduar "Pritja" u ndalua në pikën e kalimit kufitarë të Kakavijes kryetari i këshillit bashkiak të qytetit të Tepelenës, Petrit Abedini, të cilit j'u kapën në kamionin e tij 50 kg lëndë narkotike.
(d.b/BalkanWeb)