Maqedonia, opozita kritika qeverisë për mungesë transparence
SHKUP- Opozita kritikon ashpër qeverinë se nuk po angazhohet sa duhet në përpjekjet për të gjetur kompromis me Greqinë për të mos bllokuar rrugën e integrimeve të BE-së.
Sipas LSDM qeveria nuk po bën asnjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje të kësaj cështjeje. “Tani është momenti kur duhet dhënë gjithçka nga vetja për interesat kombëtare dhe shtetërore, të tregohet lidership dhe patriotizëm, por përkundër kësaj ne jemi dëshmitarë se nuk ekziston asnjë përpjekje për të gjetur zgjidhje,”
Deklaroi Andrej Petrov, deputet i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së, citon BBC në shqip.
Opozita gjithashtu akuzon qeverinë edhe për mungesë transparence. Por nga qeveria thonë se po bëjnë ç'është e mundur që vendi të ecë përpara drejt integrimeve të plota.
Kryeministri Nikolla Gruevski nga Finlanda, ku qëndroi për një vizitë, tha se ndërkohë nëse vendi nuk fillon negociatat përfundimtare si rrjedhojë e bllokimit grek, do të vazhdojë me reformat, pavarësisht kësaj situate:
“Ne gjithmonë shpresojmë deri në momentin e fundit dhe luftojmë deri në momentin e fundit. Edhe kësaj here do bëjmë kështu. Nëse nuk i caktohet Maqedonisë një datë për fillimin e negociatave, do t'i vazhdojmë përpjekjet tona që data të caktohet si dhe do të vazhdojmë me reformat,” tha kryeministri Gruevski.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë vazhdojnë të këmbëngulin për kompromis, ose të paktën për garanci se si do të ndodhë edhe pse takimit që do të vendosë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë që do të zhvillohet të hënën, dhe gjasat që një gjë e tilllë të ndodhë janë të pakta.
(s.g/BalkanWeb)