E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, thirrje socialistëve: Më 30 prill, të gjithë në Tiranë

Kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje socialistëve në mbarë vendin që të grumbullohen më 30 prill në Tiranë. Z. Rama ftoi nga Korça qytetarët t'i bashkohen protestës masive të 30 prillit në Tiranë për t'i dhënë fund një pushteti që, pasi vodhi votat, rrënoi edhe ekonominë. "Në 30 prill në Tiranë të gjithë ata që duan të rimarrin në dorë fatin e familjeve të tyre, për të dalë nga kurthi i krizës ekonomike; në 30 prill në Tiranë të gjithë ata që duan të marrin në dorë fatin e mbetur jetim në duart e atyre që pasi grabitën votat në 28 qershor, po mbyllin përditë vende pune dhe dyer shpresash; në 30 prill në Tiranë të gjithë ata që duan të bashkojnë forcat për të dënuar krimin elektoral dhe hapur dyert e shpresës dhe të punësimit përmes protestave pa ndalim", - u shpreh Edi Rama, kryetar i PS-së. Kryesocialisti Rama kujtoi se sot shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë faturën e krimit elektoral të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai e quajti qeverisjen aktuale një pushtet pa të ardhme që e mban peng Shqipërinë me armët e së shkuarës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›