E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Tahiri: Luftë frontale me Berishën dhe Metën

Socialistët i shpallin luftë frontale Kryeministrit Sali Berisha dhe zëvendësit të tij në qeveri, z. Ilir Meta. Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, nga qytetit i Beratit, ku akuzoi opozitën e majtë për dëmtim të procesit të integrimit të vendit. Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, u shpreh se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të larguar qeverisjen aktuale. Sipas tij, integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja, jo opozita. Opozita do liri, demokraci, punësim e integrim për të gjithë e do luftojë ballë për ballë me pushtetin e Sali Berishës e Ilir Metës për tu dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndalur rrënimin ekonomik, - tha ai. Tahiri vijoi më tej se opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët, sipas tij, kanë marrë peng demokracinë. Deputet i PS-së shtoi se Berisha dhe Meta kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›