"Rama t'i kerkoje falje Tropojes"

Kreu i mazhorances Berisha ka shfrytezuar pervjetorin e fitores se pare te PD per te sulmuar kreun socialist Rama, duke i kerkuar atij qe te kerkoje falje per vrasjet ne Tropoje. Pavaresisht se kreu aktual i PS, ne ate kohe ka qene nje minister kulture per pak vite. Kryeministri Berisha gjate nje konference per shtyp me rastin e 22 Marsit te vitit 1992, kur Partia Demokratike mori pushtetin per here te pare ne vend, beri nje bilanc te 17 viteve te kesaj force te djathte, teksa ishte ne pushtet dhe ne opozite. Ai foli dje edhe per viziten e kryetarit te PS-se, Edi Rama ne Tropoje dhe theksoi se ai priste qe Rama t'i kerkonte falje atij populli per te vraret qe ketij vendi i shkaktuan uniformat e qeverise se tij kur ky mbante postin e ministrit te Kultures. Nderkohe qe ka akuzuar se piramidat e '97 ishin veper e mafias.
Tropoja
Kryeministri Berisha pohoi dje se e kishte ndjekur me shume interes edhe viziten e kryetarit te PS-se, Edi Rama ne vendlindjen e tij Tropoje. Njeheresh ai ka shpallur kenaqesine per kete vizite te kreut te opozites, duke vene ne dukje demokracine qe sundon tashme ne Shqiperi. Por sipas Berishes, Rama duhet t'i kishte kerkuar te falur ketij populli per shkak se ne kohen kur ai kishte qene minister, banda me uniforma policie kishin vrare me dhjetera njerez ne kete rreth. Ai deklaroi se ai ishte cdo dite prane vendlindjes se tij Tropoje. "Jam atje cdo dite, cdo jave, cdo muaj, ai rreth po rindertohet, sepse me pare ishte lene krejtesisht ne harrese", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, ky rreth me nje histori per te cilen duhet te ishte krenar, meriton qe te ndertohet dhe te zhvillohet. Nderkohe qe Rama shkonte per here te dyte ne kete rreth, qe ehste dhe vendlindja e Berishes, kreu i qeverise, ende qe nga viti 1997 nuk ka shkelur ne vendlindjen e tij.
Piramidat
Nuk i eshte shmangur as renies se shtetit ne vitin 1997 kryeministri Berisha, teksa eshte shprehur se ishte Partia Socialiste e lidhur me mafian organizuan skemat piramidale. "Per shkak te mungeses se plote te njohurive per to, mungeses se ligjeve per ndalimin apo kontrollin e tyre, mungeses se institucioneve rregullatore te tregut financiar jo bankar, mungeses se paralajmerimeve gjer ne vitin '96 per to, tolerances se tyre nga qeveria, keto skema zhyten vendin ne krizen me te rende financiare ne historine e tij", risolli kryeministri Berisha ngjarjen e ndodhur 12 vite me pare. Sipas tij, ishte perseri opozita e cila se bashku me "malaviten" dhe mafien e tyre, organizuan, pas bllokimit te tyre nga Qeveria, rebelimin komunist dhe i vune zjarrin institucioneve te shtetit demokratik, sollen ne pushtet "Caushet" e krimit dhe "adhamudhet" e piramidave. Qeveria demokrate e asaj kohe, sipas Berishes, u largua nga pushteti sepse nuk mund ta conin vendin ne nje konfrontim civil. "Humbem nje beteje ne vitin 1997 dhe e beme ate per te shmangur nje konflikt civil, qe organizatoret e rebelimit te kuq dhe sponsoret e tyre e donin me cdo cmim, nuk humbem luften, por ne vazhduam ate dhe ata qe erdhen ne pushtet me shume djegie dhe plackitje, i larguam serish prej tij, me voten tone te lire, me 3 Korrik te vitit 2005", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, ishte qeveria demokrate e cila arriti te beje vendin anetare te NATO-s dhe ta coje ne nje te ardhme te sigurt ne Bashkimin Evropian.