E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama, ti s’e pranon se Shqipërinë e ke gati - 95% ti do dështosh”

15-09-2013 / Gazeta 55

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, theksoi në fjalën e saj se “Aleanca e 1 prillit fitoi kurse ne humbën, por jemi kokëlartë për çdo arritje. Ne nuk bëmë premtime të bukura, jo se nuk dinim, por se ato janë të pamundura, janë mashtrime dhe ne nuk donim t’ju gënjenim. Për një politikan kjo është fondamentale, për një Kryeministër mbajtja e premtimeve është prova e zjarrit.” “Juve jua tha vetë eksperti juaj se në 95% ju do dështoni. Ti nuk e pranon, por e ke gati Shqipërinë, me rrugë të bëra , tunelin, me energji, me rritje pensionesh. Por ti nuk i pranon, se je nihilist. Topalli ka prekur shumë pika të programit duke ngritur pyetjen se me çfarë fondesh do mbulohen këto premtime dhe cili është afati i realizimit të tyre. Për shembull, si do kompensohen ish-të persekutuarit me 25 euro në ditë. Sipas zonjës Topalli, janë të parealizueshme e mashtrime premtimet e “qeverisë Rama”. “Për të marrë atë karrige premtove oqeanin, diellin, hënën. Premtimet ishin fallco dhe pse të bukura shumë të bukura. Të marrësh detyrën pasi vendi ka bërë rrugën më të gjatë në një kohë të shkurtër, duhet të matesh me arritjet dhe ato janë të mëdha”- tha Topalli, duke numëruar sukseset e qeverisë së demokratëve.  “Eshtë e vërtetë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhe halle e probleme, por ti e ke gati Shqipërinë, me rrugë standarde të mira, por ti nuk e pranon, ky është nihilizëm. Është e vërtetë që ka të papunë, por është e vërtetë që ti Shqipërinë e kë gati me rritje rrogash e pensionesh. Rama këto i quan rrënim. Shqipërinë e ke gati, rrugët i ke gati, TAP-in e ke gati, Devollin e ke gati, por ti këto i mohon dhe prandaj thërret e bërtet rrënim”- vijoi më tej Topalli.  Sipas Topallit, “Rama nuk ka program, ka hartime. Ne prisnim të hartonte një program, ai programoi një hartim.”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›