Rama “urdher” Kolegjit: Vote kunder Bashes Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, paralajmeroi dje Kolegjin Zgjedhor, se minimalisht duhet ta shpalle fitues dhe maksimalisht te vendose rivotim ne Tirane, per te mos lejuar qe kriza e zgjedhjeve te thellohet me tej. Pak ore nga dhenia e vendimit nga trupa e gjyqtareve te Gjykates se Apelit per rezultatin e zgjedhjeve, Rama tha se opozita pret sot drejtesi pasi eshte fituese dhe jo qe Kolegji te shkele ligjin. “Si fitimtaret e zgjedhjeve, por edhe ne emer te interesit publik e kombetar per te mos lejuar qe kriza e zgjedhjeve te thellohet ne Shqiperi, perkundrazi, per te mundesuar daljen nga kriza e zgjatur prej dy vjetesh dhe e renduar edhe me shume nga kriza e zgjedhjeve ne Tirane, ne jemi gati te rikthehemi para popullit sovran te Tiranes per nje rigjykim permes votes”, tha dje Rama, duke “urdheruar” Kolegjin Zgjedhor qe te mos jape nje vendim qe do e shpallte kundershtarin e tij, Lulzim Bashen fitues. “Presim nga Kolegji Zgjedhor drejtesine ende te munguar, e cila prej javesh lengon mes kapitullimit perballe presionit te pushtetit dhe detyrimit kushtetues perpara popullit sovran. Presim qe Kolegji Zgjedhor te mos shkele ligjin, te mos mbylle syte e veshet perpara fakteve e shifrave te nje kanibalizmi elektoral qe e kane pare e degjuar te gjithe, te mos ngreje doren per te goditur edhe kete here te verteten dhe rivrare edhe njehere te drejten themelore kushtetuese te ketij populli te rimarre peng ne lirine e zgjedhjes”, beri thirrje kreu i opozites. Sipas tij, te majtet presin qe gjyqtaret te mos tremben nga Saliu, po nga padrejtesia ne ushtrimin e detyres se tyre per te dhene drejtesi. Madje duke e ndare ne dysh trupen e gjyqtareve, ku ata qe dhane vendimin e pare, ishin antikushtetuese dhe trupa e dyte qe vendosi hapjen e te gjitha kutive per Tiranen per te pare a ka flete te hedhura gabim, Rama theksoi se vete tabelat flisnin per kanibalizmin e tavolines se Ristanit te Saliut. “Tabela e rezultatit qe rinxori forcerisht humbesin fitues, nuk eshte vecse prova uleritese e shkaterrimit te zgjedhjeve te grabitura ne tavoline. Eshte prova e pakundershtueshme e pavlefshmerise totale, qe solli futja e duarve te Saliut ne zgjedhjet e Tiranes pasi numerimi boterisht i cdo vote e nxori humbes. Ne shpresojme qe pese gjykatesit e Kolegjit te sotem, te respektojne Kushtetuten dhe te mos e ligjerojne ne asnje menyre rezultatin haptazi antikushtetues te KQZ-se”, paralajmeroi serish Rama, duke i meshuar faktit se PS i fitoi zgjedhjet ne Tirane dhe madje te gjithe e pane dhe e dine kete gje. “Ndaj, u them anetareve te Kolegjit Zgjedhor, mos kini frike te jepni drejtesi! Ata qe ju kane vene badigarde nga pas per t’ju vene nen presion, duan t’ju ndajne nga rruga e drejtesise, duan t’ju detyrojne te zgjidhni zgjedhen e pushtetit ne vend te pushtetit te zgjedhesve, duan t’ju perdorin si mish per topin e gjyleve antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike, me te cilat hapin perdite gropa ne rrugen e ketij populli drejt te ardhmes qe meriton”, shtoi kreu socialist. Ai siguroi se s’ka asnje dyshim qe menyra sesi do te zgjidhet kriza e zgjedhjeve, eshte per vendin tone e ardhmerine e tij, shume here me e rendesishme sesa emri i kryetarit te Bashkise se Tiranes. Madje akuzoi se nje vendim kolegji haptazi i paligjshem per zgjedhjet e qershorit 2009 u be zanafilla e nje historie te veshtire, te ngarkuar e te ngaterruar, me te gjitha kostot qe vendi i pagoi mbajtjes ne kurriz te pushtetit te votave te vjedhura.
Kolegji vendos sot per fituesin e Tiranes
Kolegji Zgjedhor do te jape sot vendimin per rezultatin e Bashkise se Tiranes, me te madhes Bashki ne vend. Ashtu sic e percaktoi dite me pare, trupa e gjyqtareve te Gjykates se Apelit, do te thone sot fjalen e fundit per rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit ne kryeqytet. Ne oren 10:00 te paradites, Kolegji Zgjedhor do te marre ne shqyrtim ankimimin e Partise Socialiste lidhur me vendimet e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per shpalljen e fituesit per Bashkine e Tiranes dhe tabelat e rezultateve per kete zone zgjedhore. Ankimimi i socialisteve, i dorezuar ne Kolegjin Zgjedhor me 30 qershor, kerkon pavlefshmeri te zgjedhjeve ne 284 qendra votimi, i shoqeruar me dokumente dhe shpjegime perkatese qe sipas PS mbeshtesin pretendimet e saj per manipulime me votat. Por vec dokumenteve, PS ka depozituar edhe prova filmike te procesit te numerimit ne KQZ, te cilat sipas saj, provojne manipulimet e bera. Nderkohe qe ne 25 qershor KQZ shpalli fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha ne Tirane, me 93 vota me shume se rivali i tij socialist, Edi Rama. Kerkese-padia e PS-se ne Kolegjin Zgjedhor ka si relator gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili do te drejtoje trupen gjyqesore te perbere nga Sashenka Jonuzi, Dhurata Haveri, Marie Qiriazi dhe Petraq Dhimitri. Kjo trupe e gjyqtareve do te jape vendimin perfundimtar per rezultatin ne Tirane qe zvarritet per me shume se nje muaj dyerve te KQZ-se dhe te Kolegjit Zgjedhor.