PD: Presionet e Edi Rames, te papranueshme Rozeta Rapushi
Partia Demokratike e quajti dje te papranueshem presionin qe kreu socialist, Edi Rama i beri Kolegjit Zgjedhor vetem nje dite nga dhenia e vendimit per rezultatin e Bashkise se Tiranes. Kryesuesja e listes se PD-se per keshilltaret e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku, tha se Edi Rama, e ka humbur fillin me realitetin. “Edi Rama vazhdoi avazin e tij te vjeter. 24 ore para se Kolegji Zgjedhor te jape vendimin ne lidhje me kerkesen qe ai vete ka bere, Rama i kerkon gjyqtareve te vendosin vetem ate qe ai vete deshiron. Ky presion i radhes ndaj institucioneve te pavarura, eshte i papranueshem dhe tregon qarte se eshte Rama qe ka mbyllur veshet dhe syte, duke humbur fillin me realitetin”, akuzoi ne emer te selise blu Tabaku. Sipas saj, kreu socialist, ka mbyllur veshet dhe syte para qytetareve, te cilet u shprehen me zerin e tyre ne zgjedhjet me te ndershme dhe me transparente te bera ndonjehere ne Shqiperi. Madje sipas saj, Rama ka mbyllur syte dhe veshet edhe para komunitetit nderkombetar, te cilet vazhdimisht dhe pa asnje medyshje jane shprehur se te gjithe palet duhet te presin me qetesi dhe maturi perfundimin e procesit, dhe te respektojne vendimin e institucioneve te pavarura. “Partia Demokratike ka pershendetur faktin se ne kryeqytet fitoi demokracia, ku, pas nje procesi ligjor dhe transparent, u degjua zeri i te gjithe qytetareve dhe u numerua cdo vote. Ne perfundim te ketij procesi, rezultoi se me shume qytetare kane vendosur qe Lulzim Basha te jete kryebashkiaku i ardhshem. Ne nje proces demokratik, jane qytetaret ata qe vendosin se kush fiton ne zgjedhje dhe jo politikanet dhe axhenda e tyre personale”, u shpreh Tabaku. Ne kete kuader, ajo kerkoi edhe pergjigje nga kreu socialist, se si ka mundesi qe pas numerimit te cdo vote Rama kerkon te nxjerre antikushtetuese voten e qytetareve, apo te shpalle antikushtetues zerin e qytetareve?. “Perse me 14 maj zoti Rama e shpalli veten fitues me 10 vota, dhe tani qe zeri i 250 mije qytetareve te Tiranes u degjua, kerkon te anuloje zgjedhjet? Pergjigja eshte e thjeshte. Sepse prej dy vitesh ai kerkon ate qe qytetaret nuk ia japin”, u shpreh Tabaku. Partia Demokratike gjate tere kesaj kohe ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor per rezultatin e Bashkise se Tiranes, ka deklaruar se do te njohe vendimin qe ky organ do te marre ne lidhje me procesin zgjedhor. Nderkohe qe ka kerkuar ne menyre te vazhdueshme vleresimin dhe numerimin e te gjitha votave te sakta por te hedhura ne kutite e gabuara nga zgjedhesit ne 8 maj.
Vleresimi
Partia Demokratike vleresoi serish dje se ne kryeqytet fitoi demokracia, ku, pas nje procesi ligjor dhe transparent u degjua zeri i te gjithe qytetareve dhe u numerua cdo vote. Duke shtuar se ne perfundim te ketij procesi, rezultoi se me shume qytetare kane vendosur qe Lulzim Basha te jete kryebashkiaku i ardhshem.
Ne pritje te vendimit, partite perplasje ne distance
Forcat e medha politike kane replikuar ne distance gjate gjithe kesaj jave ne lidhje me vendimin qe pritet te jape sot Kolegji Zgjedhor per rezultatin e zgjedhjeve ne Bashkine e Tiranes. Thirrjet e opozites ndaj Kolegjit Zgjedhor per te shpallur te pavlefshme zgjedhjet ne 284 Qendra Votimi si e vetmja zgjidhje qe vendi te dale nga kriza, jane shoqeruar gjithnje me reagimin e selise blu per presione ndaj trupes se gjyqtareve dhe institucioneve te pavarura. Histori kjo qe vijon qe nga momenti i ankimimit te pare te bere ne Kolegjin Zgjedhor nga partite politike.