Pashkët, Topi, Topalli, Withers dhe Rama urojnë besimtarët katolikë
Në pikëtakimin e sivjetshëm ekumenik të festës së Pashkës ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve sipas disa kalendarëve të krishterë, urimet kanë vijuar në Selinë e Arqipeshkvit Katolik Imzot Rrok Mirdita nga drejtuesit e lartë të shtetit dhe opozitës. Presidenti i Republikës Bamir Topi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë John Withers, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama preferuan daljen nga kornizat institucionale përmes formës së lirë të të shprehurit.
Festa diellore e Pashkëve sipas Presidentit Topi i gjen shqiptarët pranë harmonisë politike në shembullin pozitiv të asaj fetare, duke zbuluar shpejtimin e lehtësimit të regjimit të vizave, ndryshe nga parashikimet pesimiste.
Ambasadori amerikan Withers i njohur për pasionin e tij ndaj kulturës dhe letërsisë e sheh me një sy me Poetik në frymën Uitmaniane këtë festë kristiane.
"është një ditë e bukur për të medituar mbi gjëra të larta, sesi njerëzit të ndihmojnë vetveten të përmirësohet dhe të jetojnë jetë më të mira e ndjej veten të privilegjuar si vëzhgues i festimit ka vlerësuar kryediplomati amerikan në Shqipëri, po kështu dhe ne jemi të vëzhguar në mbarë botën nga syri i Krijuesit për qëllime madhore më të larta të njerëzimit" theksoi Withers.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit Topalli e komentoi krejt natyrshëm përplasjen e vezëve të Pashkëve në Sheshin Skënderbej, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës. Ajër dhe terren i pastër ekologjik në vend të Piramidës belge.
Por veza më e veçantë e urimit mbërriti në Selinë e Kishës Katolike shqiptare nga Kryetari i PS Rama që në ndryshim nga të tjerët u shpreh figurshëm dhe artistikisht duke i dhuruar krahas buzëqeshjes Arqipeshkvit Mirdita një minipikturë me rrathë dhe pika shumngjyrëshe mbi sipërfaqen e lakuar të vezës së Pashkës.