Berisha takime në Kuvajt, fton investitorët në Shqipëri
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kuvajt, zhvilloi një bisedë pune me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi.
Në këtë takim, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit u shpreh se marrëdhëniet mes Parlamenteve të të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe për këtë ka dhënë një kontribut të madh grupi parlamentari i Miqësisë Shqipëri - Kuvajt.
Më tej, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi, vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në fushën ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit, Kryeministri Berisha u shpreh se bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kuvajtiane në Shqipëri janë shumë të rëndësishme.
Një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, - u shpreh Kryeministri Berisha - , mund të zhvillojë edhe Parlamenti, me anë të bashkëpunimit të ndërsjellët të grupeve parlamentare të Miqësisë. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha shprehu mirënjohje për Fondin Kuvajtian, i cili ka financuar qindra projekte në Shqipëri.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit e informoi Kryeministrin Berisha se së shpejti në Kuvajt do të organizohet "Java e Shqipërisë", nismë kjo e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit.
Kjo nismë ka për qëllim të njohë më nga afër investitorët kuvajtian me Shqipërinë dhe potencialet e saj. Gjithashtu, u diskutua që një delegacion me bisnesmenë kuvajtian të vizitojë Shqipërinë, për parë më nga afër potencialet që ajo ofron në fusha të ndryshme.
Pas takimit me zyrtarin e lartë Kuvajtjan, Berisha u shpreh se në audiencën që i akordoi Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah konstatoi gatishmërinë për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve.
Berisha pohoi se ka konfirmuar dëshirën e rritjes së investimeve kuvajtiane në Shqipëri, si dhe gatishmërinë për të ndërmarrë me qeverinë kuvajtiane projekte në fusha me interes të përbashkët.
"Hapja e ambasadave do të jetë një moment shumë i rëndësishëm. Gjykoj se marrëdhëniet tona po ecin me shpejtësi drejt horizonteve më të gjera. Janë marrëdhënie politikisht të shkëlqyera, janë marrëdhënie miqësore, por potenciali për t'i shtrirë ato në të gjitha fushat është i madh dhe jam i bindur, se pas vizitës së Kryeministrit në Tiranë dhe kësaj vizite këtu, këto marrëdhënie do të njohin dimensione të reja", tha Berisha.
"Mbeta gjithashtu shumë i kënaqur sepse Lartësia e tij Emiri, më premtoi se do të vizitojë Shqipërinë në rastin më të parë. Sikundër edhe Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit Jassim Mohammed Al-Kharafi, i cili si familje është pjesë e zhvillimit të Shqipërisë, ka pranuar ftesën e Kryetares së Parlamentit dhe së shpejti do të vizitojë Shqipërinë", vijoi më tej Berisha.
Ai tha se ka një interes real dhe të madh për investimet kuvajtjane në Shqipëri.
"Nuk duhet të harrojmë se investitori kryesor në Shqipëri është Al Kharaf dhe se Fondi Kuvajtian i Zhvillimit ka dhënë një ndihmë shumë të madhe në dhjetëra e dhjetëra projekte në të gjitha fushat, një ndihmë bujare në ndërtimin e Shqipërisë", pohoi Berisha.
"Pra ekziston një vullnet shumë i qartë, gatishmëria dhe ndjenjat më miqësore për t'u dhënë këtyre marrëdhënieve një nivel të ri", tha kryeministri.