E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zhvillim që rikthen funksionimin e plotë institucional

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në krye të Shtetit të Kosovës.

Rama e cilëson zgjedhjen e Presidentes së re si një zhvillim që rikthen funksionimin e plotë institucional të Kosovës dhe vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, shkruan Rama.

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova zgjodhi mbrëmë Presidenten e re të Republikës, Justina Shiroka-Pulën.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›