E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm sllovak Lajçak nesër në Tiranë, takim me krerët e shtetit

Mbërrin nesër për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë, ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak. Në orën 13:30 ai do ketë një takim kokë me kokë me homologun Meta, me të cilin do të nënshkruajë një sërë marrëvesjes. Më pas të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Ministri i Jashtëm sllovak do të zhvillojë takime edhe me kreun e qeverisë Berisha dhe me kreyetaren e Kuvendit, Topalli.
Në ditën e dytë të qendrimit në vendin tonë, Lajçak do të zhvillojë një takim edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi, si dhe do të vizitojë Ambasadën Sllovake në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›