Rama vizitë në Bruksel, takon Fulen
Situata politike në vend do të zhvendoset në Bruksel. Kreu i opozitës Edi Rama, ndodhet aktualisht për një vizitë në Bruksel, ndërsa do të zhvillojë takime ballë për ballë me komisionerin për Zgjerim në Komisionin Europian, Stefan Fyle.
Vizita e kryesocialistit Rama, vjen vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes me Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, në lidhje me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe paketa e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
Gjatë kësaj vizite, mësohet se Rama është i shoqëruar nga deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati.