E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e kandidateve per Kryesine e PS-se Rama do vendose per votimet

Lista e kandidatëve për Kryesinë socialiste është e hapur deri në momentin e fundit dhe do të jetë kryetari i socialistëve, Edi Rama, që do të vendosë emrat të cilët do votohen.

Duke shpjeguar statutin, sekretari organizativ Blendi Klosi thotë se Asambleja do të vendosë edhe nëse Kryesia e re, do të ketë një numër më teë madh anëtarësh se Kryesia e vjetër.

Votimi i 233 anëtarëve të asamblesë për kryesinë socialiste do të jetë i fshehte dhe në të njëjtën ditë do të votohet edhe për sekretarët dhe kryetarin e asamblesë.

Pak ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje deputetëve që të propozojnë emrat për anëtarë të kryesisë së re.

Mësohet se ambicia e secilit për të qene pjesë e kryesisë së re ka nisur një fushatë brenda radhëve të asamblesë për lobim në votimin e mbledhjes më të afërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›