E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda: Shqipëria, statusin në 2012

Hannes Swoboda

Hënes Svoboda, deputet i Parlamentit Evropian dhe anëtar i Delegacionit për Ballkanin është shprehur se mundësia e ardhshme që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE do të jetë në pranverën e 2012.

Me 9 dhjetor pritet të mblidhet samiti i Këshillit të BE-së por pritet që të mos preket kjo çështje për faktin se marrëveshjes e dy partive kryesore në Shqipërisë sipas Svobodës ka ardhur me vonesë.

Marrëveshja pozitë-opozitë në Shqipëri erdhi pak me vonesë për samitin e 9 dhjetorit, por gjithsesi ndoshta në pranverë të vitit të ardhshëm mund të flitet për statusin e kandidatit, pasi do jetë e rëndësishme për promovimin e reformave evropiane në Shqipëri, është shprehur Svoboda.

Ai thekson se nëse partitë i qëndrojnë marrëveshjes deri në fund atëherë BE do ti japë dritën jeshile marrjes së statusit të vendit kandidat.

Nëse ata i zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe nëse arrijnë atë që kanë premtuar, mendoj se Shqipërisë duhet ti jepet një shans në pranverë për statusin e kandidatit, është shprehur eurodeputeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›