Kuvendi miraton kodin ajror, shtyn për nesër energjinë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 119 vota pro për disa ndryshime në kodin ajror të Republikës së Shqipërisë ndërsa ka shtyrë për nesër dy projekligje ku njëri prej tyre është edhe ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar”.
Në fjalën e tij menjëherë pas votimit, kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi ka përshëndetur vullnetin politik të të dyja palëve ndërsa ka theksuar se ligji u miratua duke marrë mendimet e të dyja kaheve.
“Në seancë pati akuza të ndërsjellta se janë bërë lobime nga kompanitë ajrore. Të gjitha ato akuza që hodhët ndaj nesh unë duhet të them atëherë lobimet ku janë bërë tek kryeministri që mungon apo, tek ministri i financave. Pra të vijnë të lobuarit këtu” ka theksuar Ruçi.
Ndërsa kreu i grupit demokrat Astrit Patozi ka deklaruar se ndien trishtim për rikthim herë pas herë të opozitës në qëndrimin e kushtëzuar ndaj parlamentit.
“Dua t`i kujtoj kolegëve që nuk testohet mazhoranca me ligjin e energjisë por me buxhetin që është nesër dhe ju keni një mundësi ta tenstoni nesër mazhorancën” ka theksuar Patozi.